Në një intervistë për gazetën Bild, Seehofer tha se Gjermania “është e formësuar nga krishterimi” dhe se ajo nuk duhet të heqë dorë nga traditat e veta.
Seehofer po ashtu premtoi se do të rrisë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar.
Komentet e tij janë në kundërshtim me qëndrimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Më shumë se një milion migrantë kanë arritur në Gjermani pasi Merkel ka hapur dyert për azilkërkuesit sirianë në vitin 2015.