Dy avionë luftarakë të Italisë të tipit Eurofighter Typhoon kishin ekzekutuar një reagim emergjent ndaj një avioni luftarak rus që fluturonte mbi Detin Baltik më 1 shkurt të këtij viti
Avioni rus nuk kishte dhënë shenjën paralajmëruese që e bën avionin të duket në radar, prandaj avionët italianë u ngritën nga baza ajrore në Amari të Estonisë, shtet në kufi me Rusinë.
Të dy avionët italianë e kishin përcjellë jashtë zonës ajrore të Detit Baltik avionin rus, ndërsa është bërë e ditur se operacioni ishte kryer në bashkëpunim me një bazë ajrore në Gjermani.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar këtë fotografi, e cila ishte shkrepur gjatë këtij operacioni, ndërsa avioni në fotografi është pikërisht luftaraku rus.
Shtetet anëtare të NATO’s kishin shtuar prezencën e trupave dhe misioneve në shtetet e Baltikut, pas konfliktit që shkaktoi Rusia në Ukrainë, që kulmoi me aneksimin e Krimesë.