Varane frikëson Real Madridin, transferohet në Premierligë?

Jose Mourinho publikisht ka shfaqur gatishmërinë e tij për blerjen e Varane.

Raphael Varane mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi francez së fundmi ka konfirmuar interesimin nga Manchester United për transferimin e tij.

Varane edhe në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i “Red Devils”, raportojnë mediat angleze.

Jose Mourinho publikisht ka shfaqur gatishmërinë e tij për blerjen e Varane.

Varane është dalluar me paraqitje të mira në Santiago Bernabeu por mund të joshet nga një ofertë më e mirë financiare nga Manchester United.