Kane dhe Isco, së bashku te rivali i madh nga Liga e Kampionëve

Pep Guardiola ka veçuar yllin anglez dhe atë spanjoll si dy përforcimet e reja për gjigantin nga Etihad Stadium.

Harry Kane dhe Isco mund të bëhen bashkëlojtarë nga sezoni i ri.

Mediat angleze raportojnë se sulmuesi i Tottenhamit dhe mesfushori i Real Madridit mund të transferohen në Manchester City.

Pep Guardiola ka veçuar yllin anglez dhe atë spanjoll si dy përforcimet e reja për gjigantin nga Etihad Stadium

Kane ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Tottenham kurse Isco spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid ku nuk ka raport të mirë me trajnerin Zinedine Zidane.