“Ne do të vazhdojmë diskutimet me shqiptarët, në përpjekje për të zgjidhur problemet tona, nuk ka rëndësi nëse i besoj. Por nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër,” tha Vuçiç.
“Nëse nuk duan kompromis, nuk do ketë zgjidhje dhe kjo është e gjitha,” tha Vuçiç.
“Bisedimet dhe dialogu janë gjërat më të rëndësishme për të arritur një zgjidhje kompromisi”.
Ndërkohë e përditshmja austriake “Der Standard” shkruan se marrëveshja historike mund të arrihet përpara përfundimit të mandatit të Komisionit Europian vitin që vjen.
Gazeta thekson se bisedimet do mbahen në nivelet më të larta, mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.
Në të vërtetë, thekson gazeta, Vuçiç dhe Thaçi kanë kontakte të ngushta dhe e telefonojnë njëri-tjetrin rregullisht.