Talat Xhaferi: Aksion për të hapur vendkalimin kufitar Llojan – Miratoc

Pas miratimit të ligjin për gjuhët, kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka nisur një mision ...

Pas miratimit të ligjin për gjuhët, kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka nisur një mision tjetër për të mirën e qytetarëve të rajonit të Kumanovës dhe Preshevës.

Agjencia e lajmeve INA, mëson se këtyre ditëve ai ka realizuar një takim me kryetarin e ri të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për të diskutuar hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.

Xhaferi ka kërkuar nga Arifi që të sigurojë dokumentancionin e nevojshëm dhe për një kohë të shkurtër të fillojnë punimet për thyerjen e këtij “muri”, që për vite me rradhë ka ndarë shqiptarëve e kësaj ane.

INA mëson se dokumentacioni nga ana e Serbisë është siguruar dhe tani pritet që ky projektë të përfundoj për një kohë të shkurtër.

Ky vendkalim kufitar do të mundësoj përparimin e lidhjeve të ndërsjella dhe komunikimin me të gjithë fqinjët dhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.