Drecun reagon pas deklaratës së Izetbegoviq për njohjen e Kosovës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se deklarata e  anëtarit të presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq  se ai shpreson se ky vend së shpejti  do ta njoh Kosovën, ka treguar se ai është një politikan që nuk është i  orientuar drejt së ardhmes.

“Ai mbeti i bllokuar në luftë, në të kaluarën në të cilën e ka definuar babai i tij me qëllimet e tij. Kjo është pikëpamja e Bosnjës dhe Hercegovinës , në të cilin nuk bën pjesë populli serb, ose është menduar të jetë i dorës së dytë. Këtë nuk e ka pranuar populli serb”, ka thënë Drecun për RTS.