K.F. Lugina e nis me këmb të mbarë

Në kuadër të javës së XIV të ligës regjionale të rrethit të Pçinjës, K.F.Lugina në terrenin e vet ka pritur musafirët e K.F.Vihor Kondivës.

Ndërkoh në këtë sfidë nuk kanë munguar edhe një numër i madh i tifozëve.

Ndeshja nis mirë për K.F.Luginën por terreni i vështirë nuk u ka lejuar të zhvillojnë ndeshjen e tyre djelmshave tanë. Kështu pas një ndërhyrje gjyqtari kryesorë i takimit akordoi penalti në favor të Vihorit të cilët edhe kaluan në epërsi. Por pas disa minuta lojtarët e K.F.Luginës arritën të barazojnë rezultatin ku dhe pjesa e parë u mbyll me golat 1 me 1.

Goli i barazimit i shenuar nga Jeton Rexhepi

Ndërkaq pjesa e dytë ishte edhe më spektakulare ku u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Në fund takimi i mbyll me rezultat 3 me 2 për  K.F.Luginë

K.F.LUGINA 3-2 VIHOR KONDIVA

Golashenues:Jeton Rexhepi 1x

:Qendrim Hetemi 1x

:Valmir Jashari 1x

K.F.LUGINA KRENARIA E QYTETIT PRESHEVËS