Rama thirrje grave nga fabrika e këpucëve: Dilni punoni, s’ka ndihmë ekonomike (Video)

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një fabrike këpucësh nga ku bëri thirrje grave e vajzave të dalin të punojnë pasi nuk do të marrim më ...

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një fabrike këpucësh nga ku bëri thirrje grave e vajzave të dalin të punojnë pasi nuk do të marrim më ndihmë ekonomike.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një fabrike këpucësh nga ku bëri thirrje grave e vajzave të dalin të punojnë pasi nuk do të marrim më ndihmë ekonomike.

“Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfërit dhe për sa kohë janë në pamundësi për t’u integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi që e paralizon komplet familjen dhe i heq çdo perspektivë prindërve dhe kryetarëve të familjes”, u shpreh ai.

Kryeministri nuk foli për kushtet e vështira të punës në ndërmarrjet fasone dhe as për pagat tejet të ulta.