''Kosova do të ketë statusin si Palestina, Serbia do të bëhet si Izraeli''

Një përfaqësues i Ministrisë Gjermane të Punëve të Jashtme së shpejti do të mbërrijë në Beograd me një propozim për “zgjidhjen” e çështjes së Kosovës.

Sipas të përditshmes “Danas” Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Gjermania, përveç kërkesës tashmë të njohur që Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë ligjin e detyrueshëm, kërkojnë që Kosova të marrë statusin e vëzhguesit të Kombeve të Bashkuara për fillim, raporton “Vestinet”

Propozohet modeli i Palestinës për Prishtinën, i miratuar në vitin 2012 gjatë presidencës së Vuk Jeremiqit në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Botërore.

Berlini (për momentin) nuk konsideron se Serbia duhet të njohë zyrtarisht një Kosovë të pavarur, por një veprim i tillë do të ishte një “zgjidhje e mirë”, sepse Beogradi në fakt, por jo zyrtarisht, do ta njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore.

E gjithë kjo kohët e fundit u paraqit tek Vuçiq kur ai ishte mysafir i kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin.