Bejtullah Bejtullahu zgjidhet kryetar i OVL-së në Bujanoc

Dje në mbledhjen konstituive të kuvendit zgjedhor të OVL-së dega në Bujanoc u mbajtën zgjedhjet e organeve të saja drejtuese....

Dje në mbledhjen konstituive të kuvendit zgjedhor të OVL-së dega në Bujanoc u mbajtën zgjedhjet e organeve të saja drejtuese, kryetari i deri tashëm Muhamed Xhemaili udhëheqi mbledhjen konstituive të kuvendit zgjedhorë.

Në zgjedhje të organeve të reja drejtuese të Organizatës së Veteranëve të luftës të UÇPMB-së, morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e zonave të komunës së Bujanocit përpos zonës së Breznicës e cila kishte apstenuar këtë mbledhje pa dërguar një arsyeje.

Me vota unanime Kryetari i Kuvendit të OVL-së u zgjodhë Samet Hiseni, nënkryetar u zgjodh Vedat Arifi ndërsa Sekretarë u zgjodh Sali Salihu, ndërsa menjëher pas zgjedhjes së kryesis së kuvendit u shkarkuan antarët e kryesisë dhe kryetari i OVL-së dhe u zgjodhë kryetari i ri i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së dega në Bujanoc Bejtuallah Bejtullahu nga Konçuli, Bejtullahu njëherit është edhe ushtrues detyre i Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, dhe mësues i lëndës fetare Islame në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Lluçan e cila ka përfshin fshatrat, Lluçan, Dobrosin dhe Konçul, menjëher pas marrjes së postit të kryetarit Bejtullah Bejtullahu kërkoj një minut heshtëje për dëshmorët e UÇPMB-së.

Për deri zonat e Tërnocit dhe Bujanocit nuk pati fare kandidat për kryetarë të OVL-së dega në Bujanoc, krijuan shumë debat në këtë kuvend zgjedhorë duke kërkuar edhe rishikimin e përfitimit të statusit të veteranit. Ndërsa Bejtullahu premtoj se do të diskutoj çdo problem dhe kërkes të veteranëve të UÇPMB-së do të kërkoj mbeldhej urgjente të kuvendit të OVL-së dega në Bujanoc për të diskutuar, po ashtu kërkoj që të hapet një zyre e cila do të qëndroj e hapur për të patur mundësi që veteranët ku të i adresojn problemet dhe kërkesat e tyre.