Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy , ndodhet nën masën e paraburgimit, në kuadër të një hetimi se ka marrë në mënyrë të kundërligjshme 50 milionë euro për financimin e fushatës së tij zgjedhore nga regjimi i ish-diktatorit Muammar Gaddafi, bën të ditur AP duke u mbështetur në burimet gjyqësore.
Personi i implikuar në këtë rast ia ka konfirmuar AP-së se Sarkozy është marrë në pyetje në stacionin policor Nanterre.Hetimi ndaj Nicolas Sarkozy, që ka nisur që më 2013, ka lidhje me fushatën e tij zgjedhore nga viti 2007, kur u zgjodh president i Francës.