Meta i dha plotëfuqishmërinë për negociatat me Greqinë, ja çfarë thotë Bushati

Presidenti Ilir Meta i dha dje MJ autorizimin për të nisur negociatat me Greqinë për marrëveshjen me detin.

Presidenti Ilir Meta i dha dje MJ autorizimin për të nisur negociatat me Greqinë për marrëveshjen me detin. Pas shumë debatesh në lidhje me këtë çështje, ministri Ditmir Bushati ka të drejtën e plotë për një marrëveshje me Greqinë për sa i përket detit.

Me dhënien e autorizimit eta i kërkoi atij dhe institucioneve të tjera të përfshira në negociata, që të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial.

Ditën e sotme ministri Bushati ka folur në lidhje me autorizimin ku është shprehur:

“Për pak kohë do të nisin bisedimet teknike me palën greke. Jemi të vendosur për marrëveshje të drejtë e të ndershme, Shqipëria është drejt një marrëveshje të re ku nuk duhet të përsëriten gabimet e paktit të vitit 2009. Kohëzgjatja e negociatave ka rëndësi të dorës së dytë. Më shumë rëndësi ka produkti i negociatave,” tha Bushati.