Festivali ditët e Komedisë Shqiptare në Preshevë tashmë feston përvjetorin e 14 që prej themelimit të tij. Mbrëmë me një profesionalizëm të madh dhe me një përgatitje të një niveli të lartë Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica", në mënyrë dinjitoze arriti që ti mirëpres qytetarët e Preshevës, në mesin e tyre figura publike, përfaqësues të insitucioneve si dhe mysafirë që ishin prezentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Koordinatorja e Shtëpisë së Kulturës Afeida Boriçi fillimisht paraqiti një kronologji të shkurtër të trupës së aktorëve që në atë kohë njiheshin si aktorë amator mirëpo sot teatri i Preshevës ka aktorët profesionist.
Në këtë mbrëmjë u ndanë dy çmime "Çmimi i Karrierës" për prof. Nebi Islamin dhe prof. Nexhati Shabanin.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Gani Veseli u shpreh se kjo natë është shumë e vecantë ku përpos faktit që po bëhet hapja e Festivalit këtë hapje e ka bërë pikërisht Teatri i Preshevës me shfaqjen "Maratonisti" duke bërë dhe themelimin e Teatrit të qytetit.
Emocionet u shtuan dhe më shumë kur në skenë u ngjitën aktorët e teatrit të Preshevës Artan Ibishi, Gjlebrim Emini dhe Valon Nuhiu, të cilën shfaqje publiku tashmë kishte kohë që po e priste me padurim. Shfaqja u përcoll me shumë vëmendje dhe duartrokitje nga ana e publikut gjë e cila tregonte dashurinë e madhe që kishte publiku për këta aktorë.
Në fund aktorët e shfaqjes "Maratonisti" u dekoruan me vendimet zyrtare për punësim nga ana e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës z.Gani Veseli të cilin vendim ia kumtoi Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.
Aktori i shfaqjes Valon Nuhiu falënderoi të gjithë pjesëmarrësit si dhe u shpreh se është një ditë e vecantë ku përpos faktit që sot është bërë hapja e festivalit në të njejtën kohë është edhe themelimi i Teatrit të Preshevës.
Gjelbrim Emini aktorë, u shpreh për TV-Aldi se ishte një emocion i papërshkruar për ne si aktorë. Ai poashtu falënderoi publikun, pjesëmarrësit si dhe tha që do të vazhdojnë edhe me më shumë shfaqje.
Poashtu aktori Artan Ibishi u shpreh se kishin vite që e kërkonin themelimin e teatrit dhe më në fund kjo kërkesë u realizua, ku më në fund si aktorët ashtu edhe qyteti i Preshevës do ta kenë Teatrin profesiontë.
Aktori Fatmir Spahiu që njëherit është dhe pjesë e jurisë u shpreh që për të, prezenca në Preshevë ishte kënaqësi e dyfishtë pasi që ai dikur kishte aktruar po në këtë skenë në të cilën tani ndodhet për të vlerësuar kolegët e tij. Ai poashtu tha që vlerësimin e tij do e jap në natën finale mirëpo ai nuk e ka la pa e cekur se ishte shumë i kënaqur me shfaqjen e prezentuar nga teatri i Preshevës.
Kjo ishte vetëm nata e parë e festiavlit Ditët e Komedisë Shqiptare, ndërsa sonte në natën e dytë do të prezentojë Qendra Multimedia Prishtinë me shfaqjen "Peer Gynt".