Ai në një prononcim ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të varen nga votat e Listës Serbe.
Ndryshe, sot po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Demarkacionit, në të cilën po mungojnë deputetët e Listës Serbe.
Qëndrimin kundër Marrëveshjes së Demarkacioni, e kanë shprehur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe atë të Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP).
Në seancë është duke munguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, i cili është duke marrë trajtimin mjekësor jashtë Kosovës.