Me këtë rast, ai ka thënë se projektligji i hartuar nga qeveria duhet të shihet si mundësi për ta korrektuar marrëveshjen, në rast se evidentohem gabime.
“Projektligji dhe marrëveshja që është propozuar nga Qeveria duhet të shihet si mundësi për ta rishikuar marrëveshjen me palën malazeze, për t’i përmirësuar gabimet që janë bërë gjatë kohës së bisedimeve të komisionit të parë”, ka deklaruar ai.
Limaj më tej, ka thënë se marrëveshja aktuale është shumë më e mirë sesa mundësia që demarkacioni të shkojë në arbitrazh.
“Dikush ka qenë i mendimit që të shkojë në arbitrazh, unë besoj që kjo marrëveshje që ka ardhur është më e mirë se arbitrazhi. Ua jep mundësinë ekspertëve të ulen dhe t’i gjejnë gabimet që janë bërë”, është shprehur Limaj.
Tutje, ai i ka ftuar deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje, meqë sipas Limajt, një veprim i tillë do t’i jepte mundësi të mira vendit.
“Ju ftoj që të dalim nga kjo temë të bashkuar. T’i japim një mundësi vendit. Ne e dimë se si do të ishte më mirë, por ka qenë e pamundur të kthehet në pikën zero. Nëse jemi të përgjegjshëm nuk ka asnjë dilemë që ne këtu do të jemi me një ndërgjegje të qetë që ai grup do ta bëjë punën si duhet. Është një vendim i madh”, ka theksuar Limaj.