Daut Haradinaj, Rexhep Selimit: S’ki ushtar për kufi, lej ato pallavra!

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në debatin për demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se marrëveshja për demarkacionit duhet të ratifikohet

Ai i është përgjigjur deputetit të VV-së, Rexhep Selimit duke i thënë se tani më nuk është koha e luftës dhe nuk ka ushtar tani.

“S’ki ushtar për kufi o Rexh po lej ato pallavra”, ka thënë Haradinaj.

Më pas i është përgjigjur Selimi duke i thënë se ka menduar se e ka edhe atë ushtar ende.

“Unë kam menduar se ka ushtar hala, mos iu referoni patriotizmit si diçka pozitive. Nuk ka ndonjë te keqe, nëse doni ta ndryshoni hajde ta ndryshojmë pastaj ta ratifikojmë”, ka thënë Selimi.