Selimi: Hoxhaj na tha për nënshkrimet a janë pica; e pyes: Turpi a hahet me bukë a me pica?

Deputetët e VV-së ia çuan kryeministrit Ramush Haradinaj, përpara follderët me nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve që kundërshtonin demarkacionin

Por sipas deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka qenë zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, që u ka lëshuar një fjalë në ato momente.

“A janë pica”, ka thënë Selimi t’u ketë thënë Hoxhaj.

“Atë që dua t’i them Enver Hoxhajt është që turpi a hahet me bukë a me piza, le të tregojë ai”.

“Sot nuk votojmë për integrimin në BE, as për heqjen e vizave, as për deklaratën e presidentëve, as për raportin që LDK kërkoi të jetë si orientim dhe të tjerët kanë kërkuar që të jetë si bazë”.

“Ne para kemi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin  e Zi”, ka thënë Selimi.