Policia jep detaje për rrahjen e Feros

Reperi Feronit Shabani mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht nga pesona ende të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:50 ndërsa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin 

‘’ Në ora 23:50 kemi pranuar informatën për përleshje në lagjen Veternik në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar viktima mashkull F.Sh 20 vjeç, është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar’’, tha ajo.

Sipas saj viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe policia aktualisht po kërkon të dyshuarit.

‘’Rasti është inicuar si lendim i lehte trupor dhe demtim prone pasi qe gjate perleshjes eshte demtuar nje dere e nje objekti. Aktualisht jemi duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar te cilet jane larguar nga vendi i ngjarjes me nje veture’’, ka shtuar Ahmeti