Thirret seanca e II-të e Kuvendit Komunal në Preshevë

Thirret seanca e II-të e Kuvendit Komunal e cila do të mbahet ditën e premte me fillim prej ora 12:00...

Seanca e II-të do të mbahet në sallën e madhe të kuvendit komunal në Preshevë e cila do të filloj prej ora 12:00, transmetimin e seancës mund ta ndiqni drejpërdrejt vetëm në RTV Aldi.

Kjo seancë do të mbahet me dy pika të rendit të ditës. 

Pika e parë e rendit të ditës është: Propozim - Aktvendim mbi emërimin e trupave të përhershme punuese të Kuvendit komunal Preshevë.

Ndërsa pika e dytë e rendit të ditës është: Propozim - Aktvendim mbi formimin e këshillit komunal për siguri dhe parandalim të kriminalitetit.