Nëna e Almirit: Drejtësia do të vij një ditë sepse vrasësi nuk do të jetojë asnjëher i qetë

Nëna e Almirit Aliut të ndjerë, para protestuesve të pranishëm tha se nuk është këtu vetëm për Almirin, pasi siç tha se Almiri nuk do të kthehet.

“Almiri nuk dinte të bënte dallime etnike, ai kishte ëndrra të shkonte në shkollë, por një kriminel me dashje ja ndaloi.

Ne luftuam për gjuhën shqipe do të luftojmë edhe për padrejtësitë që i bëhen shqiptarëve sepse fëmijët tanë nuk po arrijnë ta gëzojnë gjuhën e tyre, duke na vrarë e kthyer në aksidente.

 Prokurores Kusigerska i them se unë nuk kam nevojë për keqardhjen tënde, nga ty deshta vetëm drejtësi për djalin tim por ajo më vrau për të dytën herë.

 Por drejtësia do të vij një ditë sepse vrasësi nuk do të jetojë asnjëherë i qetë” tha nëna e Almirit.