Kryesia e Kuvendit largon pesë deputetët e Vetëvendosjes që hodhën gaz

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se janë përjashtuar pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se janë përjashtuar pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi hodhën gaz në seancën ku po votohej demarkacioni.

Veseli ka thënë se pas gazit dy deputetë, Flora Brovina e Ramiz Kelmendi, janë në gjendje të rëndë.

Tutje ai ka thënë se shumë shpejt do të kthehen në sallë dhe do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

Kujtojmë, se Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Salih Zyba, Sami Kurteshi dhe Drita Millaku janë deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës.