Ambasadori gjerman kundërshton veprimet e opozitës në Kuvend

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar për veprimet e sotme në Kuvendin e Kosovës gjatë tentimit për të votuar demarkacionin.

Heldt ka thënë se gazi lotsjellës nuk është një instrument i diskutimit politik.

“Kjo s’mund të shërbejë si një shembull i mënyrës për të luftuar për ide dhe politike në forumin më të lartë politik në vend”, ka shkruar Heldt.