Personi shpërtheu një pajisje para se të shkrepte me armë zjarri përgjatë autostradës ndërshtetërore 35 në orët e hershme të së mërkurës.
FBI dhe policia kanë gjurmuar itinerarin e bombarduesit në zonën “Round Rock” para se ta qëllonin në ora 3 të mëngjesit të së mërkures, thonë raportet policore, raporton “DailyMail”.
Përderisa zyrtarët policorë ndoqën të dyshuarin, një pajisje shpërtheu para se policët të arrinin në vendngjarje.
Departamenti i policisë në Austin kanë shkruar në rrjetin social Tuiter të cilët kanë thënë se një polic ka qenë i përfshirë në të shtënat pranë autostradës, por nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.