Shoqata e shkrimtarëve ''Feniks'' shënon Ditën Botërore të Poezisë (VIDEO)

Shoqata e shkrimtarëve "Feniks" vazhdon me aktivitetin e saj duke shënuar ditë të rëndësishme si Dita Botërore e Poezisë...

Data 21 mars shënon Ditën Botërore të Poezisë me këtë rast dhe shoqata e shkrimtarëve "Feniks" ka shënuar këtë ditë në bibliotekën e qytetit "Mehmet Jusufi".

Pjesëmarrës në këtë eveniment kulturorë ishin shkrimtarë, poetë, profesor të gjuhës shqipe si dhe nxënës të shkollave të mesme.

Kryetari i shoqatës së shkrimtarëve "Feniks" Bilall Maliqi e hapi këtë eveniment duke shënuar këtë ditë të rëndësishme botërore për të gjithë poetët e veçanërisht poetët shqipëtar siç janë shkrimtarët e luginës së Preshevës.

Pas fjalës z.Maliqi fjala i'u dha dhe drejtorit të bibliotekës ''Mehmet Jusufi" z.Erxhan Ramadani i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit si dhe në të njëjtën kohë i'u dhurua dhe një mirënjohje nga kryetari i shoqatës "Feniks" për kontributin e dhënë për realizimin e këtij aktiviteti.

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë shoqata këtë vitë kishte përzgjedhur shkrimtarin Nehat Ramizi për ta nderuar ku u bë dhe promovim i poezive të tij.

Leximin e disa vargjeve nga  poezitë e shkrimtarit dhe analizën e tyre e bëri shkrimtari Hysen Kqiku. Poashtu shkrimtari Nehat Kqiku u nderua me mirënjohje nga shoqata "Feniks" për kontributin e dhënë në letërsinë shqipe.

Në vazhdimësi mirënjohje iu dhurua dhe poetit Nehat Ramizi i cili këtë vitë ishte dhe i përzgjedhuri nga shoqata "Feniks" për të shënuar Ditën Botërore të Poezisë, poashtu mirënjohje i'u dhurua dhe shkrimtarëve nga komuna e Preshevës dhe komuna e Bujanocit.

Për ta përmbyllur këtë eveniment të rëndësishëm në fund ishte përgatitur dhe një orë letrare, me lexim të poezive nga shrimtarët të cilët ishin  prezent.

Kryetari i shoqatës së shkrimtarëve "Feniks" z.Bilall Maliqi u deklarua që kjo ditë është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë shkrimtarët kudo në botë, dhe se shoqata si çdo vitë tjëtër edhe këtë herë ka organizuar një eveniment me shkrimtarët nga lugina si dhe gjithashtu dhe kishin përzgjedhur një shkrimtar për ta nderuar në këtë ditë.

Nehat Ramizi shkrimtari dhe poeti i cili ishte i përzgjedhur këtë vitë nga shoqata "Feniks" u shpreh se ndjehej tejet i privilegjuar  me rastin e nderimit të tij në këtë ditë kaq të madhe siç është Dita Botërore e Poezisë

Shoqata e shkrimtarëve "Feniks" si çdo vitë edhe këtë herë ka shënuar ditën botërore të poezisë, dhe me këtë rast ajo do të vazhdojë me aktivitetin e saj në ditë të tjera po të rëndësishme siç ishte kjo sot, dhe do të nderojë vazhdimisht shkrimtarët shqipëtar.