Policia e gjen gazin, mësohet vendi ku e kishin fshehur deputetët e VV-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje arritën për tri herë që ta bllokojnë seancën duke përdorur gazin lotësjellës.

Por, Policia e Kosovëvs me urdhër të prokurorit i arrestoi pesë nga ta, dhe të tjerët i largoi nga salla me arsyetimin se do ta ekzaminojë vendin

Me të hyrë njësitet policore, mësohet se është arritur të gjenden disa bombola gazi që ishin fshehur nga deputetët e VV’së.
Forenzika ka gjetur disa bombola të fshehura në bankat e Kuvendit, aty ku edhe ulen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më herët u raportua se nga ky gaz edhe ishin dëmtuar tavolinat e Kuvendit, ku tash edhe u gjetën bombolat e tjera.

Sidoqoftë, deputetët e tjerë po presin që të futen sërish në sallë për të votuar për ratifikimin e mnarrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.