Ekskluzive: KALON DEMARKACIONI

Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën e sotme, Kuvendi u përball për më shumë se tetë orë me gazin e deputetëve të Vetëvendosjes.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 kishte krijuar një situatë të tensionuar në Kuvend dhe jashtë saj gjatë kohës sa në krye ishte Isa Mustafa..

Kuvendi u përballë me gaz lotsjellës e gjësende të ndryshme edhe në të kaluarën nga opozita. 

Pamundësia për ta çuar tutje marrëveshjen me Malin e Zi, kishin rezultuar në rrëzimin e qeverisë Mustafa. 

Mocioni i nisur nga opozita atëkohë, u përkrahë edhe nga partneri qeverisës i Mustafës, PDK’ja.