Veseli: Shqetësuese si depërtoi gazi në Kuvend, ka dështim të atyre që janë përgjegjës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ua ka faturuar fajin një pjese të atyre që janë përgjegjës për sigurinë e Kuvendit të Kosovës.

Ai nuk ka përmendur emra, por ka thënë se është shqetësuese se si ka depërtuar gazi lotsjellës.

Veseli po ashtu ka thënë se ka pasur deputetë me shëndet të lig, që kanë mundur të pësojnë dhe kanë qenë të rrezikuar.

“Është shqetësuese si depërtoj gazi. Ka një dështim i atyre që janë përgjegjës, sepse me dashtë nuk mund të hyn jo gaz por asgjë. Unë e kam një rregullore që sillna në bazë të saj dhe nuk kam dashur ti sjell jashtë. I kam lutur që ka deputetë që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dikur u detyrova me i nxjerr jashtë”, ka thënë Veseli.