Vjen projekti më i ri muzikor nga Gjergj Presheva- ''Zemër ti nuk ke''

Këngëtari preshevar Gjergj Presheva sjell projektin më të ri muzikor për publikun shqipëtar...

Këngëtari Gjergj Presheva, pas lançimit të projekteve muzikore të mëparshme si "Flas në ëndërr"  dhe "Shkupi dhe Presheva" ku kjo e fundit ishte realizuar në bashkëpunim  me këngëtarin e mirënjohur  nga Shkupi Afrim Aliu, arritën një suskes të madh, dhu u pritën shumë mirë nga publiku shqipëtar. Këto projekte u pritën me komente pozitive dhe mbështetje të madhe për këngëtarin preshevar dhe ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga vetë këngëtari gjatë një interviste të dhënë  në emisionin "Në Fokus'' për Rtv Aldi, projektet e reja do të vinë shumë shpejt .

Menjëher pas një periudhe shumë të shkurt këngëtari Gjergj Presheva ka përgatitur projektin më të ri muzikor për të gjithë fansat e tij që është projekti ''Zemër ti nuk ke'', projekt ky i realizuar në studion e Nexhi Vuniqit dhe special me UD Kitar Astrit Stafai.

Për muzikën është përkujdesur vetë këngëtari Gjergj Presheva ndërsa teskti është shkruajtur nga Vullnet Salihu, si dhe videoklipi do të realizohet nga MAF Production.

Projekti pritet të lançohet më datë 5 prill sipas burimeve nga vetë këngëtari ku dhe fansat i pret një surprizë e bukur, dhe do të mund të dëgjojnë këngën më të re nga këngëtari preshevar Gjergj Presheva./www.rtvaldi.com/