Zjarr në një qendër azilantësh në Gjermani

Policia dhe zjarrfikësit janë lajmëruar të mërkurën rreth orës tre të mëngjesit për shpërthimin e zjarrit në godinën ku momentalisht janë të vendosur 163 persona.

Policia gjermane njoftoi se si pasojë e zjarrit në një qendër për azilantë në jug të shtetit ka humbur jetën një person, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia dhe zjarrfikësit janë lajmëruar të mërkurën rreth orës tre të mëngjesit për shpërthimin e zjarrit në godinën ku momentalisht janë të vendosur 163 persona. Nga policia theksuan se zjarrfikësit shpejtë e kanë vënë nën kontroll zjarrin i cili shpërtheu në një nga banesat.

Më pas thuhet se në banesën ku shpërtheu zjarri është gjetur një trup i pajetë, ndërsa 14 persona për shkak të asfiksimit janë hospitalizuar, ndërsa asnjëri nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Identiteti i personave të pësuar ende nuk dihet, ndërsa hetimi do të tregojë për shkaqet e zjarrit.