Në fshatin Krushë të Rahovecit u vranë e u masakruan më shumë se 240 persona.
Nuk u kursyen as gratë e fëmijët, kurse mbi 800 shtëpi private u dogjën, prova të të cilave ekzistojnë edhe sot.
Shumë nga Krusha, sot e asaj dite janë edhe të zhdukur.
Në përkujtim të kësaj dite, homazhe sot në Krushë do të bëjnë edhe presidenti vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj.
Do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.