PD në Bilaç e vetme mposht koalicionin e tri partive PVD - UDSH - LPD në zgjedhjet për Bashkësi Lokale

Në zgjedhjet për bashkësi lokale në fshatin Bilaç të mbajtura dje (e diel), lista e kandidatëve të propozuar nga PD...

Partia Demokratike vazhdon ta mbajë primatin e partisë më të madhe në Bilaç. Në zgjedhjet për bashkësi lokale në fshatin Bilaç të mbajtura dje (e diel), lista e kandidatëve të propozuar nga PD ka dal me rezultat bindës me avantazh afer 100 vota krahas tri partive tjera shqiptare PVD-LPD-UDSH.

Kjo fitore dëshmon fuqinë e madhe politike dhe përkrahjen në rritje të PD-së në këtë vendbanim, që llogaritet si fshati i dytë më i madh me shqiptarë pas fshatit Tërnoc.

Të ju kujtojmë se deri më tani kjo bashkësi lokale është udhëhequr nga Jakup Xhelili, anëtar i kryesisë së PD-së.