Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se të gjithë në Serbi duhet të mbështesin presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe refuzimin e tij të fortë për të njohur Kosovën e vetëshpallur.
- Le ta dinë që populli qëndron pas kësaj, duke mos e lënë të vetëm Vuçiqin me presione të ndryshme. Ky është qëllimi im, që BE dhe Prishtina t'a dinë që gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre duhet të kenë fund ", tha Daçiç për Veçernje Novosti.
Lista thekson se këtë javë duhet të ishte zhvilluar një takim mes Vucic dhe zyrtarëve kryesorë të qeverisë, në lidhje me negociatat në Bruksel, dhe Dacic ka konfirmuar se me këtë rast do të përsëris propozimin që Serbia të tërhiq nënshkrimin nga marrëveshja e Brukselit.
Ai shpjegoi se Pacta Sunt Servanda është parimi themelor i ligjitë kontratav për palët kontraktuese të cilat janë të detyruara të përmbushin obligimet e tyre dhe shtoi se palët e kontraktuese nuk mund në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë kushtet, ose të heqin dorë nga ndryshimi i kontratës.
"Çdo student i ligjit e di këtë, kështu që Prishtina dhe BE duhet t'a dinë këtë", tha Daçiq.
Ai përkujtoi që kishte pasur më shumë se 40 takime me ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton dhe Presidentit të vetëshpallur të Kosovës Hashim Thaçi që të çojë në një marrëveshje, duke shtuar se kur pas pesë vjetëve nuk ka asgjë të asociacioni i komunave serbe, është logjike që në Serbi të ndjehen të mashtruar.
Daçiç theksoi se deklarata e kryeministrit të vetë-shpallur të Kosovës Ramush Haradinaj është hipokrite se ai as nuk e kishte lexuar marrëveshjen e Brukselit.