Nuk është vetëm Google Translate, ja disa përkthyes të tjerë online

Disa ofrojnë veçori shtesë që i bëjnë ata edhe më të favorshëm...

Këta përkthyes online falas janë të përkryer për të përkthyer disa fjalë apo një fjalim të shpejtë në një gjuhë të huaj. Disa ofrojnë veçori shtesë që i bëjnë ata edhe më të favorshëm por ndërkohë të gjithë janë përkthyes të një niveli të mirë kështu që mund t’i përdorni për të marrë kuptimin e asaj që dëshironi të përktheni.

1.Google Translate

Një nga shërbimet më të njohura të përkthimit ofrohet nga Google dhe të gjithë ne e kemi përdorur të paktën njëherë. Google Translate bën një përkthim të mirë pothuajse për çdo gjuhë dhe mund t’ju vijë në ndihmë sa herë të keni nevojë.

2.Bing Translator

Një emër tjetër goxha i njohur përsa i përket përkthimeve është Bing I cili përdor Microsoft Translator. Nëse ju keni një mikrofon të aktivizuar ju mund të flisni tekstin që dëshironi të përktheni dhe Bing do t’ua përkthejë atë në gjuhën që dëshironi.