Qendra Kulturore e Fëmijëve ''Gjergj Lacaj'' dhe Teatri i Kukullave Xixëllonjat'' Lezhë të premtën në shtëpinë e kulturës në Preshevë vënë në skenë shfaqjen tre planëshe :" Gjergj Kastrioti-Skenderbeu''. Po në këtë ditë ata të njejtën shfaqje e dhanë edhe në qytetin e Bujanocit.
Pas paraqitjes në Preshevë dhe Bujanoc, më 23 mars 2018, Teatri i Kukullave nga Lezha shkoi që të njejtin program ta paraqes edhe në shtëpinë e kulturës në Medvegjë më 24 mars 2018. Mirëpo dyert e këtij institucioni ishin të mbyllura me dry për shqiptarët dhe pas një pritjeje prej disa orëve trupa artistike nga Lezha u detyruan të kthehen mbrapa.
Andaj me këtë rast drejtori i shtëpisë së kulturës në Preshevë z.Gani Veseli ndjen keqardhje për rastin që ndodhi në Medvegjë për mos lejimin e mbajtjes së shfaqjes ''Skenderbeu'' nga trupa e Lezhës të cilëve i mbyllet dera e tempullit të kulturës me qëllim që mos të realizohet kjo shfaqje. z.Veseli tha se ata femijë nuk e patën fatin ta shikojn këtë shfaqje siç e patën fatin një ditë para fëmijët e Preshevës dhe të Bujanocit, andaj ai kërkoi urgjentisht që të dalin me reagime si:
Deputeti Popullor në Parlamentin e Serbisë Fatmir Hasani, Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi. Kryetari i KKSH Shukri Ymeri sidhe Zv.kryetari i Medvegjës Leme Xhema.
Është e udhës që të njoftohen të gjitha ambasadat dhe mos të bëjnë politik ditore po ti mbrojnë ata fëmijë që as shfaqje nuk janë në gjendje të shohin, që ka të bejë me artin dhe kulturën ka shkruar në facebook drejtori i shtëpisë së kulturës z.Gani Veseli./www.rtvaldi.com