Serbët mblidhen para Gjykatës në Mitrovicën e Veriut

Serbët mblidhen para Gjykatës në Mitrovicën e Veriut

Para objektit të gjykatës paralele në Mitrovicën e Veriut është mbledhur një numër i qytetarëve serbë të cilët sipas mediave në Serbi janë duke protestuar.

Pikërisht para këtij objekti të Gjykatës duhej të mbaheshin bisedimet për dialogun e brendshëm, e ku do të merrte pjesë Marko Gjuriq.

Deri më tani para qytetarëve serbë askush nuk ka folur për t’iu treguar se çfarë do të ndodhë me konferencë.

Si mysafirë janë edhe disa zyrtarë të Listës Serbe.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me zyrën për informim të Policisë në Veri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.