Hapja e shoqatës së shurdhmemecëve për herë të parë është bërë në vitin 1995, dhe fillimisht ka qenë në Shtëpinë e Kulturës pastaj në vitin 1997 shoqata është transferuar te Sava Center, për herë të tretë në vitin 1998 është vendosur në këtë vend në të cilën ndodhet edhe sot e kësaj dite, prej vitit 1998 ky objekt ka qenë shoqata e shurdhmemecëve. Prej atij viti shoqata ka qenë gjithmonë e hapur mirëpo për shkak të mungesës së kushteve nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë dhe të realizojnë më shumë plane. Janë bërë disa organizime si përshembull lojëra futbolli, organizime për festat siç janë 8 marsi apo viti i ri por jo në masë të madhe siç bëhen dhe sot.
Vitet e fundit nëpërmjet ndihmave nga bizneset private siç janë firma Esa, Fluidi, Saba Bellça janë bërë renovime të mëdha në këtë objekt si rregullimin i ngrohjes qëndrore, lyerja e objektit , ndërrimi i dyerve, renovimi i ballkonit,pajisja me Tv, Wifi.
Planet e shoqatës për të ardhmen janë pjesëmarrja në një ndeshje futbolli në Slloveni ku me këtë rast kanë kërkuar ndihmë prej komunës që ti'a mbulojnë shpenzimet e transportit.
Kanë bashkpunim me shoqatat e shurdhmemecëve në shtetet kryesore të Kosovës si në , Gjilan, Prishtinë, Prizren,pastaj Vranjë , Budva në Mal të Zi, Tiranë dhe Durrës, shpesh organizojnë takime ndërmjet tyre, pasi që gjuha e shenjave është gjuhë ndërkombëtare e kjo gjë dhe i bashkon.
Gzim Maliqi-"Unë si kryetar i shoqatës së shurdhmemecëve Gëzim Maliqi nga Presheva ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj këtu, gjitashtu i falënderoj të gjitë për ndihmesën që e kanë dhënë që ta bëjmë një renovim të këtij objekti këtu, gjithashtu i falënderoi për ndihmën ndërmarrjet private edhe kryetarin e komunës për renovimin e objektit.
-Në këtë objekt i bëjmë të gjitha organizimet bashkë me anëtarët e shoqatës së shurdhmemeceve, organizime të tilla si sporti, eskursione, organizime për festën e 8 marsit, festën e Vitit të Ri etj.
-Këtu e kalojmë dhe kohën e lirë, nëpërmjet lojërave të ndryshme si përshembull letra, si dhe duke zhvilluar biseda të lira.
-Shoqëria e Preshevës duhet të merret më shumë me shoqatën e shurdhmemecëve pasi që në këtë shoqatë këta persona llogariten si individ të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë si dhe kanë raporte shumë të mira me të gjithë.
-Anëtarët e shoqatës së shurdhmemecëve kanë marrur pjesë në lojëra të ndryshme sportive siç është futbolli ku e kemi formuar bashkë me anëtarët e shoqatës ekipën tonë të futbollit.
-E përshëndes shumë Rtv Aldi-n dhe të gjithë qytetarët e Preshevës".
Ramadan Salihu-"Kohën e lirë e kaloj më së shumti me shoqërinë në këtë objekt, ku bisedojmë për gjëra të zakonshme, flasim për të ardhmen siç janë planet për zhvilluar një ndeshje futbolli në Slloveni.
Ju falënderoi që keni ndarë kohën për të na vizituar neve."
Llukman Hyseni- "Këtu në klub zhvillojmë shumë lojëra të ndryshme, por lojërat më të shpeshta të cilat i luajmë janë lojëra me letra, shah dhe domino.
Gjithashtu i përshëndes të gjithë qytetarët e Preshevës dhe juve në veçanti."
Gzim Maliqi- "Mesazhi për të gjithë shurdhmemecët të cilët nuk i njohin por që mund të na shohin nëpërmjet tv, është le të paraqiten tek shoqata, të mos mbeten të pa shkolluar sepse ka shkolla të ndryshme për shurdhmemecët siç është shkolla në Shkup, Prishtinë dhe Prizren, pasi që shoqata mundëson shkollimin e tyre në këto vende nëpërmjet ndërmjetësimit.
Sa i përket kushteve financiare fëmijët të cilët nuk kanë mundësi të shkollohen jepen ndihma sociale si dhe ndihmë nga komuna pasi që ti nënshtrohen kontrolleve të mjekut dhe nëpërmjet raportit mjekësore vërtetojnë që janë shurdhmemec, dhe i sigurohet financim për të ndjekur shkollimin."
Shoqata e shurdhmemecëve jep një mundësi të mirë për të gjithë personat e kësaj kategorie në mënyrë që ata të mund të socializohen dhe të kenë një rreth shoqëror të pranueshëm dhe në të njëjtën kohë dhe të ndërmarrin iniciativa për të sjellur risi të cilat do ti kontribuojnë të gjithë shoqërisë sonë .