Është shtyrë fillimi i bisedimeve për dialogun e brendshëm në Kosovë, ngjarje kjo ku pritej të merrnin pjesë edhe zyrtarët serbë që sot u ndaluan të hynin në territorin e Kosovës.
Kjo tryeze e rrumbullakët me temë dialogun e brendshëm, e cila pritej të mbahej në Mitrovicën e Veriut është shtyer për një kohë të pacaktuar pas tensionimit të situatës në vend, dhe ndalimit të hyrjes në Kosovë të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe zyrtarit të lartë serb, Nikola Selakoviq