Në mbështetje të nenit 19 të Ligjit mbi zgjedhjen e deputetëve popullor (“Fl.zyrtare e RS”, nr.35/2000, 18/04 dhe 36/2011), nenit 14 të Ligjit mbi listën e përbashkët zgjedhore (“Fl.zyrtare e RS”, nr. 104/09 dhe 99/2011), dhe në bazë të Vendimit mbi shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë të kuvendit komunal Preshevë të shpallur në (“Gazetën zyrtare. RS.nr.99/2017)të datës 06.11.2017.v. që do të mbahen më 24. Dhjetor 2017, Administrata komunale e komunës Preshevë, bënë këtë
SH P A LL J E
Me rastin e Vendimit të Kryetares së Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë të kuvendit komunal Preshevë 01 nr.013-3279/17.2017 (”Gazeta zyrtare RS”, nr. 99/2017), që do të mbahen më 24.Dhjetor 2017, njoftohen qytetarët e territorit të komunës Preshevë si dhe të gjithë personat e zhvendosur intern nga Kosova dhe Metohija, se mund të bëjnë qasjen në pjesën e listës zgjedhore dhe të kërkojnë regjistrimin, shlyerjen, ndryshimin, plotësimin ose përmirsimin e disa fakteve në pjesën e listës zgjedhore.
Qasja bëhet me shënimin e numrit të unjisuar amë të qytetarëve dhe emrit e mbiemrit të qytetarit dhe shënimeve tjera që mundësojnë kërkimin automatik të të dhënave për votuesin në listën e unjisuar zgjedhore.
Qasja në listën zgjedhore në pajtim me Ligjin që rregullon mbrojtjen e të dhënave për personalitetin, mund të bëhet edhe me anë elektronike në faqen zyrtare të Ministrisë për administratë shtetërore dhe vetadministrim lokal ( www.mduls.gov.rs) dhe në faqen e internetit të Komisionit Republikan zgjedhor (www.rik.parlament.gov.rs) me shënimin e të dhënave të numrit të unjisuar amë të qytetarëve.
Çdo votues ka të drejtë që më së voni 5 ditë para mbylljes së listave zgjedhore të paraqes kërkesë që në listën zgjedhore të shënohen të dhëna që në zgjedhjet paraprake për këshilltarë të kuvendit komunal në Preshevë të votojë sipas vendqëndrimit në vend (vendi i zgjedhur i votimit).
Çdo votues ka të drejtë që më së voni 5 ditë para mbylljes së listës zgjedhore, të paraqes kërkesë që në listën zgjedhore të shënon të dhënat se në zgjedhjet paraprake do të votojë sipas vendqëndrimit në shtetet e jashtme.
Pas vendimit të marrë se votuesi në zgjedhjet paraprake do të voton sipas vendqëndrimit dhe regjistrimi i atyre të dhënave në listën zgjedhore, votuesi nuk regjistrohet në ekstraktin nga lista zgjedhore sipas vendbanimit të tij, gjegjësisht regjistrohet në ekstraktin nga lista zgjedhore sipas vendqëndrimit.
Të drejtë në qasje dhe paraqitje të kërkesës për ndryshimin e listës zgjedhore ka kandidati për kryetar të Republikës së Serbisë ose personi të cilin ai e autorizon sipas procedurës së njejtë sipas të cilës atë të drejtë kanë edhe qytetarët me paraqitjen e autorizimit dhe dëshmisë për kryerjen e ndryshimit.
Personi i zhvendosur intern ka të drejtë në regjistrim në listë zgjedhore sipas vendit ku është paraqitur si person i zhvendosur intern dhe mundësin e paraqitjes së kërkesës për ndryshimin në listën e përbashkët zgjedhore.
Veçmas ftohen personat e mitur të cilët arrijnë moshën madhore gjegjësisht të drejtën e votuesit më së voni në ditën e zgjedhjeve 24 Dhjetor 2017, të mund të bëjnë qasje në pjesën e listës së përbashkët zgjedhore për komunën e Preshevës, me qëllim të vërtetimit të të dhënave personale të regjistruara në listën zgjedhore dhe të kërkojnë regjistrim, shlyerje, përmirësim dhe plotësim të ndonjë fakti, me paraqitjen e dëshmive të duhura, në zyren nr.40 në ndërtesën e komunës së Preshevës, rruga “Marshal Tito” nr.36.
Deri në mbylljen e listave zgjedhore, Aktvendimet në të cilat bëhet ndryshimi në listën zgjedhore i nxjerr Administrata komunale, ndërsa prej mbylljes së listave zgjedhore e deri në 72 orë para ditës së zgjedhjes, Ministria kompetente për punët e Administratës. Pas mbylljes së listës zgjedhore kërkesa i paraqitet drejt për drejtë Ministrisë ose nëpërmes Administratës komunale.
Ministria kompetente për punët e Administratës me Aktvendim mbyllë listën zgjedhore 15 ditë para ditës së zgjedhjeve, gjegjësisht 09.12.2017.v. në ora 24,00.
Me kërkesë paraqiten edhe dëshmit e duhura.
Qasja në listën zgjedhore mund të bëhet çdo ditë pune dhe të shtunën në zyren nr.40 të Administratës komunale, në kohë prej orës 08 deri ora 16.
Regjistrimi i rregullt i votuesve është parakusht bazë për realizimin e të drejtës së votuesit të qytetarit.
Administrata Komunale e Komunës Preshevë
Numër_________
Në Preshevë, më 06.11-.2017.v.
KRYESHEF I ADMINISTRATËS KOMUNALE
________________________________
Agim YMERI, jurist dipl.