Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, në mëngjesin e së mërkurës, është shoqëruar në policinë e Prishtinës.
Musliu është intervistuar pasi ka shprehur indinjatën e tij përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ndërsa kishte komentuar çështjen e Kishes Protestante në lagjen e Sofalisë
Sipas deklarimit të Hoxhës së Drenasit, Osman Musliut, banorët e Sofalisë kishin pohuar se fillimisht ndërtesa ishte nisur për një shkollë, pastaj për një spital ndërkohë ajo përfundoi në një kishë.
Për këto deklarime Musliu njoftoi se u shoqërua në polici, pasi dikush nga ndjekësit e tij në facebook, e ka raportuar atë për deklarimet e tij të publikuara.
”Sot isha ne Polici, Njësinë e Hetimeve te Përgjithshme -DRP-Prishtinë për shkak të këtij postimi në Facebook se dikush nga “trimat” e fb e paska “tut” Pastorin Fehmi Cakolli..!!!Deklaratën që dhashë në polici po e ndaj edhe me ju publikisht: Turp për ata që thërrasin apo mundohen të friksojnë hoxhallarët sikur unë, me këto veprime.Ndërsa për ata që bëjnë këso veprime do u kisha thënë vetëm dy fjalë: Në këtë gjendje kur problemet dhe të ligat na kanë rrethuar nga të gjitha anët të thirrët në Polici një hoxhë për një postim është absurde.. Kjo po i bjen për dikënd nanë e për dikënd njerkë!Apo dikush :”bume / granat e kurgja kerkujna,a dikush po… e u ba nami”Nuk e kemi nijet as mu frikësu as mu ndal drejtë një Kosove më të mirë dhe një populli më të vetëdijshëm…”