Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyrat ministrin e Brendshëm, Flamur Sefajn dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.
Në dokumentet zyrtare të siguruara nga Indeksonline thuhet se ky vendim vjen pas largimit të gjashtë shteetasve turq nga Kosova.
“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në dokument.
Haradinaj, Veseli e Thaçi kanë thënë se për këtë aksion nuk kanë qenë të informuar.