Marko Gjuriq vjen në Kosovë më 20 prill?

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq do të synojë të vijë në Kosovë sërish.

Të paktën kështu raporton gazeta serbe Danas e cila thirret në burime “të sigurta” brenda qeverisë së Serbisë.

Sipas kësaj gazete, Gjuriqi do të vijë në Kosovë më 20 prill, ditën kur është paralajmëruar krijimi i Asociacionit nga serbët.

“Nuk duan ta specifikojnë se kur do të planifikojë udhëtimin e ardhshëm, por sigurisht mund të jetë më 20 prill kur serbët do të formojnë krijimin e Asociacionit”, shkruan gazeta serbe.

Ndonjë konfirmim zyrtar nuk është marrë nga zyra e Gjuriqit.

Ky i fundit u arrestua dhe u dëbua nga Kosova të hënën, kur kishte hyrë ilegalisht dhe pa leje.

Kjo bëri që Lista Serbe të marrë vendim për largim nga qeveria Haradinaj.