Në emisionin ''Zëri politik'' që u mbajtë mbrëm të ftuar në studio ishin Ilir Sadriu-nënkryetar i PDSH-së, Belgzim Kamberi-kshilli për të drejtat e njeriut, Nadërr Sadiku-kryetar i grupit të këshilltarve PVD,ku gjatë këtij emision temë diskutimi ishte ''Fluturimet e avionëve ushtarak stërvitje apo provokim".
Gjithashtu në këtë emision ishin të ftuar edhe kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetari i kuvendit komunal Sami Salihu por që nuk i'u përgjigjën ftesës.
Siç e dimë pra më 28.03.2018 ditë e mërkurë rreth orës 14:00 në një pozitë shumë të ulët në komunë të Preshevës kanë fluturuar tre avion ushtarak ku pikërishtë temë diskutimi në këtë emision kanë qenë avionët por gjithashtu edhe arrestimi i Marko Gjuriqit.
A ishte arsyja e avionëve arrestimi i z.Gjuriq apo jo për këto dhe shumë tema tjera që u diskutuan në emisionin zëri politik me musafirët e ftuar në studio.
Belgzim Kamberi komunën e Preshevës e sheh si shumë të anashkaluar nga ana e takimeve që ka zhvilluar deri më tani Presidenti i Kosovës me Hashim Thaqi me Vuqiqin duke thënë se që gjashtë vite kanë nisur bisedimet ''Për marëdhëniet midis Kosovës dhe Sërbisë'' e që realishtë këto bisedime nuk po nxjerrin asnjë rezultatë.
Gjithashtu z.Kamberi thotë se kamë përshtypjen se jemi në një moment të ri politë ku është duke u demonstruar fuqia.Ndërsa për vitet 2018-2019 mendonë se do të jetë më shumë të zhvilluara sa i përket anës diplomatike e teknike.
Qëshjen e avionëve mbi komunë të Preshevës z.Kamberi nuk e sheh shqetsuese duke thënë se nuk jemi në atë llojë pozite për të bombarduar një qytet të vogël e që nuk kemi hasur në një situat ku një xhandar apo polic ka sulmuar ndonjë qytetarë të komunës sonë.
Nënkryetari i PDSH-së Ilir Sadriu sa i përket arrestimit të Gjuriqit dhe avionëve mbi komunën tonë thotë se është komplet provokim i qytetarëve e që pasojat e arrestimit të Gjuriqit po i përjetojnë qytetarët e komunës sonë duke na bërë më dije Vuqiqi që ne kontrollojmë atë territorë e që malltretimi i bashkatdhetarëve tanë në pikat kufitare nëpër Sërbi është bërë pikërishtë shkaku i këtij arrestimi.
Për ne shqipëtarët Kosova është e pamvarur mirpo këtë duhet kuptuar pushteti qëndror duke e pasur parasysh që ne jemi një pakic nacionale në Sërbi dhe më e diskriminuara në Evropë.Ndërsa sa i përket avionëve që kanë shqetsuar qytetarët tanë z.Sadriu thotë se ëshët hera e parë pas përfundimit të luftës që shihen avion ushtarak.E sa i përket pushtetit aktual në Preshevë z.Sadriu tha se nuk duhet kërkuar sqarim por duhet reaguar fuqishëm në ngjarje të tilla.
Sa i përket takimit që kanë pasur tri komunat me Trupin koordinues për ndarjen e buxhetit për tri komunat z.Sadriu thotë se nga ana e Kryetarit të komunës z.Arifi dhe fjalimi i tij është skandali i radhës ku flet për ujin e pishëm në Preshevë duke mos e komentuar arrestimin e Gjuriqit.
Kryetari i grupit të kshilltaëve nga ana e PVD-së z.Nadër Sadiku arrestimi i Gjuriqit skena jo të mira për shqiptarët e Luginës së Preshevës po as për ata të Kosovës me qenëse këto skena shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë përjetuar në vitin 2008.
Ndërsa sa i përket avionëve që kanë shqetsuar qytetarët tane z.Sadiku thotë se përmes kësaj kanë dashur të ngjallin frik tek qytetarët e komunës sonë por gjithashtu edhe tek qytetarët e Kosovës. E në këtë rast z.Sadiku thotë se duhet bashkpunuar me faktorin politik-shqiptarë si në Kosov po ashtu edhe në Tiran se vetëm përmes bashkpunimit ne mund të parandolojmë këto veqori që po ndodhin duke filluar nga largimi i qytetrëve nga vend e deri tek qëshjet dhe ngjatrjet që na rrethojnë cdo ditë.