Madje, ai ka thënë se është njoftuar nga familjarët e të arrestuarve.
Veseli ka thënë se ka kërkuar përgjigje nga secili institucion dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që të intervenonte edhe në aeroport, nëse do të do të kishte informacionin më herët.
Kryetari Veseli tha se kemi bërë gabim të madh, duke depërtuar njerëz që nuk dimë se si do të trajtohen.
“Imagjinoni nëse ata dalin të pafajshëm, ku do të mbetet shteti i Kosovës”, ka thënë ai.
Ai i ka kërkuar falje familjarëve për mënyrën se si janë trajtuar të arrestuarit turq. Ka thënë se përgjegjësi ka edhe ai, kryeministri dhe presidenti. Por ka shtuar se nuk do të përfundojë me dy shkarkime përgjegjësia.
Veseli ka thënë se Kosova dhe Turqia janë shtete mike, por veprime të tilla ka thënë se nuk i ndihmojnë partneritetit mes dy vendeve.