Familja e agës Bejzad hyjnë në banesë të re (VIDEO)

Sot familja e agës Bejzad është transferuar në banesën e re, banesë kjo e siguruar me ndihmën e FRR

Pas pothuajse një muaj tentativë dhe apel nga ana e Forumit Rinor të Rahovicës për të  siguruar mjetet e nevojshme për t'i ofruar një strehë të re dhe me të sigurt për familjen e agës Bejzad nga fshati  Shoshajë e Epërme më në fund këta të rinjë ja arritën qëllimit të tyre.

Duke qenë se ekipi i Rtv Aldi e ka përcjellur që në fillim në çdo hap  aktivitetin ndërmarrjes së  kësaj inicative humane, ne nuk kishim si mungonim as sot, ku e gjithë kjo ngjarje sot morri dhe finalizimin e saj në mënyrë shumë pozitive.

Rruga filloi që nga zyra e Forumit Rinor Rahovicë, me çrast dhe kryetari i Forumit Rinor z.Leutrim Asllani ka bërë të ditur dhe lajmin e shumëpritur si nga familja poashtu edhe nga e gjithë popullata e komunës së Preshevës të cilët kanë përcjellur çdo lajm të postuar nëpër rrjetet sociale si dhe në portalin e Rtv Aldi.

Pas takimit në zyrë me anëtarët dhe kryetarin e Forumit Rinor të Rahovicës një ekip i plotë vazhdoi rrugën për në Shoshajë të Epërme ku më pas do të bëhej dhe transferimi i familjes së agës Bejzad.

Para shtëpisë së vjetër të agës Bejzad tashmë të përgatitur për të filluar një jetë të re po prisnin gruaja e të ndjerit agës Bejzad-Remzija, nusja Nazikterja, djali Jetoni, dhe nipi dhe mbesa Amiri dhe Ramizja.

Të lumtur prisnin që të takonin anëtarët e Forumit Rinor të cilët dhe kishin ndërmarrur iniciativën për të ndryshuar jetën e kësaj familje, i  përqafuan dhe i falëndëruan përzemërisht këta djem të rinjë.

Bashkëshortja e të ndjerit agës Bejzad-Remzija e mbyll derën e shtëpisë së vjetër për herë të fundit, për të mos u kthyer më.

Të gjithë anëtarët e familjes bashkëshortja e agës Bejzad, nusja dhe fëmijët futen në makinë dhe nisin një rrugëtim të ri.

Më në fund mbërritën aty ku familja nuk kishte ëndërruar që do të arrinte ndonjëher, një shtëpi e re, e ngrohtë dhe me të gjitha kushtet  që i nevojiten një ambienti të ngrohtë familjar. Mundësi e re, një jetë me e lehtë si për gratë poashtu dhe fëmijët, një ndryshim drastik nga ajo ku ishin mësuar të jetonin mëparë.

Falënderim të madh shprehën dhe nusja Nazikterja dhe i biri Amiri. Falënderojmë përzemërsisht Forumin si dhe të gjithë ata që kontribuan që më në fund të kemi një shtëpi të re.

Forumi Rinor i Rahovicës ka bërë një mrekulli për këtë familje, duke i ndryshuar jetën dhe duke i ofruar kushte më të mira për jetesë, falënderim i veçantë edhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë në mërgim si dhe bizneset private që ndihmuan për realizimin e kësaj iniciative.