Protestë në rrugën e kombit në Kukës (FOTO)

Protestë në rrugën e kombit në Kukës

Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.

Mësohet se situata është tensionuar menjëherë dhe protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet  pagesa.