Dita Botërore për ndërgjegjësimin e shoqërisë për "Ҫrregullimet e Spektrit të Autizmit" është shënuar edhe në komunë të Preshevës, ku me këtë rast është organizuar një Work-shop me slloganin "Autizmi flet, koha të ndëgjojmë", aktivitet ky i organizuar nga ana e organizatës joqeveritare "Të rinjtë për Inovacione 06z" dhe që u zhvillua në lokacionin e Rtv Aldi.
Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin të rinjë dhe kryesisht studentë nga drejtimet e studimit të shkencave sociale, poashtu edhe nxënës të shkollave të mesme në Preshevë.
Arben Latifi njëri prej ligjëruesve në aktivitet, në intervistën e dhënë për Rtv Aldi deklaroi që: Workshop-i kishte të bënte me rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjëve, në nxitjen e debatit më shumë në lidhje me fëmijët me autizëm me qëllim që këta fëmijë të pranohen nga shoqëria por edhe qëllimi i dytë ishte që të rinjtë të fillojnë të ndërmarrin iniciativa për të ndihmuar këta persona.
Pashtrik Mehmeti pjesëmarrës në aktivitet u shpreh se aktivitete të tilla janë të nevojshme që të zhvillohen në komunën tonë pasi që personat me nevoja të veçanta e në këtë theks fëmijët me autizëm duhet të pranohen më shumë në shoqërinë tonë pasi që edhe ata janë të barabrtë me të gjithë personat e tjerë.
Aktiviteti "Autizmi flet, koha të dëgjojmë' përveç që kishte për qëllim informimin teorik kishte dhe për qëllim nxitjen e debatit ndërmjet të rinjëve gjë që u realizua me shumë sukses.