Rtv Aldi fillon me edicionin e Lajmeve Qëndrore

Gjatë ditës së sotme pikërisht me 2 prill Tv Aldi rikthen në skemën programore edicionin e Lajmeve Qëndrore...

Rtv Aldi është themeluar në dhjetor të vitit 2006 si një medium i pavarur dhe profesional me një staf të profesionalizuar duke ofruar informacione të shpejta dhe të sakta tek shikuesit e saj.

Gjatë rrugëtimit të tij Rtv Aldi ka dëshmuar se ka arritur të informoj qytetarët e komunës së Preshevës në kohë të shpejt dhe në mënyrë të paanshme.

Viti 2018 është vit i ndryshimeve që po reflekton në opinion publik ku para disa muajsh lansoi portalin informativ të saj ku për një periudhë shumë të shkurtër ka arritur një shikueshmëri enorme në portalin rtvaldi.com

Mirëpo gjatë ditës së sotme pikërisht me 2 prill Tv Aldi  rikthen në skemën programore edicionin e Lajmeve Qëndrore, lajme të cilat do të transmetohen në ora 19:00

Isuf Memeti drejtor i Rtv Aldi gjatë zhvillimit të intervistës tha se Rtv Aldi nga sot fillon me edicionin e Lajmeve Qëndrore ne si medium i jemi zotuar shikuesve se s'do ti lëm të pa informuar me ngjarjet nga vendi dhe rajoni, përveç edicionit të lajmeve Rtv Aldi ka paraparë edhe skema të  tjera  programore me emisione të ndryshme.

Kryeredaktori i këtij mediumi Artan Ibishi për Rtv Aldi tha se vitin 2018 e kemi filluar me këmbë të mbarë përveç që kemi filluar me portalin rtvaldi.com tani risi i këtij viti është edhe edicioni i Lajmeve Qëndrore, sipas tij ne do të vazhdojmë me zgjerimin e skemës programore duke futur edhe emisione të reja, po ashtu ai tha se së shpejti do të rikthehet emsioni "Show me Artanin".

Rtv aldi është një ndër mediumet më të pavarura në Luginë të Preshevës duke ju informuar me lajme të shpejta dhe të sakta nga vendi dhe rajoni, ky televizion është dhe do të mbetet  mediumi më i shikuar në Luginë të Preshevës.