Tumoret e qafës së mitrës hyjnë në tumoret më të shpeshta të cilat shfaqen tek gjinia femërore, prognoza e sëmundjes nuk është e mirë prandaj mënyra më e mirë për të trajtuar këtë sëmundje është vetëm diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundje, kështu u deklarua Driton Musatafa, gjinekolog në repartin e Gjinekologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
Papa Test është një test i thjeshtë dhe i lehtë për tu bërë dhe në të njëjtën kohë shpëton jetën e femrave, dhe ajo që është më e rëndësishme është se ky test po aplikohet edhe tek ne në repartin e Gjinekologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
Mamografia është metodë e artë për zbulimin e ndryshimeve në kancerin e gjirit të cilat me ekzaminim klinik nuk mund të vërehen, kjo metodë zbulon kancerin dy vite më herët se që mund të zbulohet me ekzaminime të tjera .
Së fundmi Mamografia ka filluar që të aplikohet edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë dhe kjo gjë i lehtëson grave që të bëjnë këtë ekzaminim të paktën 1 herë në dy vite.
Papa Test dhe Mamografia janë dy metoda diagnostike për kancerin e qafës së mitrës dhe kancerit të gjirit të cilat shpëtojnë jetë duke aplikuar këto metoda sipas këshillave të mjekëve.