Një vajzë 17-vjecare është gjetur e vdekur mbrëmjen e së hënës në Tottenhem, pasi nuk mundi t’i shpëtonte plagëve.
Tri kilometra tutje në Londër, një tjetër adoleshent u gjet i plagosur rëndë, që akoma po lufton për jetë, transmeton Express.
Sulmet erdhën pas një rreziku që po i ekspozohet Londra në rritjen e krimeve. Policia ka njoftuar se dy sulmet nuk janë të lidhura mes vete.
Një dëshmitare 21 vjece ka treguar se vajza e vrarë ishte duke u argëtuar me shoqërinë e saj kur u gjuajt nga një veturë pa asnjë arsye.
“Vetura sapo kaloi andejpari, dikush nga brenda filloj të gjuante me armë”, ka thënë dëshmitarja.
Ajo ka treguar edhe për reagimin e nënës së viktimës sapo ka parë vajzën e saj të shtrirë për vdekje.
“Nëna e saj bërtiste afër vajzës së saj vetëm pas caste pasi viktima u godit”, ka treguar e dëshmitarja.